Fitoi betejën me kancerin, Missi i parë i Kosovës rrëfet mes lotësh: I mbajta premtimin djalit

Afërdita Paqarada, vajza që u shpall më e bukura e Kosovës në vitin 1990, përpos kujtimeve të bukura, ajo ka kaluar disa sfida në jetën e saj.

Në emisionin “Ftesë në 5” ka rrëfyer betejën me kancerin.

“Ishte shumë e vështirë t’u tregoje miqve, familjarëve, por akoma më e vështirë ishte t’u tregoja dy fëmijëve. Vajzës, Arbës nuk ia shpjegova me detaje se ishte e vogël, ndërsa djalit i bëra një premtim që do kthehesha shëndoshë e mirë”, u shpreh Paqarada.

Ajo u emocionua pasi dëgjoi edhe një videomesazh nga e motra, Isidora, e cila e përgëzoi për forcën dhe guximin gjatë përballjes me sëmundjen.

Edhe 51 vjeç, Afërdita vijon të jetë në super formë dhe sekreti qëndron tek aktiviteti fizik dhe kujdesi në mënyrën se si ushqehet.


Shtuar 20.10.2023 19:44