“Fitoi 5 milionë euro si investitor strategjik”, Berisha: Olta Xhaçka e ka vendin në burg

Kreu i Partisë Demokratike ka thënë se ministrja e Jashtme Olta Xhaçka e ka vendin në burg.

Në një konferencë me gazetarët Berisha tha se ministrja fitoi 5 milionë euro me statusin e investitorit strategjik.

Ai gjithashtu akuzoi kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje në Gjykatën Kushtetuese.

“Olta Xhaçka duke përdorur pushtetin, lidhjet e saj me klanin Rama, lidhje të kahershme, po po… nuk kam asgjë unë që të hyjë në këto lidhje të kahershme, por kur mjerohen shqiptarët, do them gjithçka. Janë vërsulur Olsi, Edi, Artani, Josifi për të mposhtur gjykatën Kushtetuese. Një akt që do të përbënte një atentat të vërtetë të kushtetues dhe goditje për luftën kundër korrupsionit. Çfarë thotë neni 70 i kushtetues? Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pasuria e shtetit. Xhaçka me burrin e vetë kanë fituar statusin 5 mln të investitorit strategjik. Olta Xhaçka ka inkriminuar kunatën e saj amerikane si ortake në këtë aferë. Olta Xhaçka me këto veprime e ka vendin në burg dhe vetëm në burg. Tani kërkon që të shpëtojë. Kushtetuesja në këtë rast ka kauzën e saj më të qartë, dhe pikërisht për përpjekjen që bën Parlamenti për të shkelmuar kushtetutën, duhet t’i dalë zot Kushtetutës. Të mendosh që të shpëtojë Olta pse Edi Rama nuk lejoi që të vijë në parlament kërkesa, s’ka tallje më të madhe me qytetaret. S’ka dëshmi më flagrante të implikimit direkt të Ramës dhe të atyre që mund të mendojnë të gjykojnë kështu”, tha Berisha. /albeu.com


Shtuar 20.01.2023 12:35