Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka vazhduar denoncimin e tij për firmën piramidale online XUEX, duke akuzuar agjentin Leo Smith për gënjeshtra dhe mashtrime ndaj qytetarëve.
Braçe ka shpërndarë një postim ku thekson se Leo Smith u ka thënë viktimave që nuk mund të tërheqin paratë deri në gusht 2026, duke hedhur poshtë premtimet e mëparshme për tërheqje të shpejtë.
Deputeti e ka quajtur këtë një formë grabitjeje dhe ka paralajmëruar përfundimin e këtij mashtrimi si një pasqyrim të firmave piramidale të vitit 1997.