Finlanda mban stërvitjen e parë ushtarake pas anëtarësimit në NATO

Finlanda njoftoi sot se ka mbajtur stërvitjet e saj të para ushtarake që nga anëtarësimi në NATO, gjatë së cilës dy luftanije gjermane dhe një portugeze u ankoruan simbolikisht në portin e Helsinkit. Dy fregatat gjermane, Mecklenburg-Vorpommern dhe Bartolomeu Dias, do të qëndrojnë në kryeqytetin finlandez deri të dielën, njoftoi Marina finlandeze. Para se të ankoroheshin në Helsinki, anijet e NATO-s morën pjesë në një stërvitje të organizuar nga Flota Bregdetare Finlandeze në Gjirin e Finlandës pranë Rusisë.

“Është hera e parë që Finlanda dhe Flota Bregdetare zhvilloi një stërvitje dhe vizitë që nga anëtarësimi i në NATO”, thuhet në njoftimin e Marinës.

Duke i dhënë fund dekadave të neutralitetit dhe një qëndrimi ushtarak të paangazhuar, Finlanda, e cila ndan një kufi të gjatë të përbashkët me Rusinë, u bashkua zyrtarisht me aleancën Atlantike më 4 prill për t’u bërë anëtarja e saj e 31-të. Finlanda dhe Suedia shpallën kandidaturën e tyre për anëtarësim në NATO majin e kaluar, pas pushtimit rus të Ukrainës dhe kërkesës së Moskës për të ngrirë çdo zgjerim të Aleancës drejt lindjes. Hyrja e Finlandës në NATO shton një vijë kufitare prej 1,340 kilometrash midis Aleancës dhe Rusisë.

Finlanda, e cila, edhe pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, mbante rezerva të mëdha ushtarake prej disa qindra mijëra qytetarëve të rekrutuar, jep një kontribut të çmuar ushtarak në NATO.

Vitet e fundit, trajnimi i përbashkët i ushtarëve finlandezë dhe të NATO-s ka qenë i zakonshëm në kuadrin e Partneritetit për Paqe të Aleancës, anëtare e së cilës është Finlanda. Suedia mbetet një kandidate për anëtarësim në NATO, pasi pranimi i saj ende nuk është ratifikuar nga Turqia dhe Hungaria. /albeu.com


Shtuar 13.04.2023 12:02

Tags: ,