Ministria izraelite e Mbrojtjes njoftoi sot, të dielën, nënshkrimin e një marrëveshjeje për shitjen në Finlandë të sistemit raketor të mbrojtjes ajrore David’s Sling.
Në njoftimin e saj, ministria e cilësoi si historike marrëveshjen prej 317 milionë eurosh.
Sistemi “është një nga sistemet kryesore në botë për përgjimin e kërcënimeve të avancuara, kryesisht raketa balistike, raketa lundrimi, avionë dhe drone të pilotuar nga distanca”, shtoi ai.
Finlanda, e cila u bë anëtarja e 31-të e NATO-s në prill, kishte shpallur dëshirën e saj për të blerë këtë sistem të mbrojtjes ajrore.
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar trazira të sigurisë në Evropë dhe ka shtyrë vendin nordik të bashkohet me ombrellën mbrojtëse të NATO-s.
Finlanda ndan një kufi prej 1300 km me Rusinë.
Sistemi izraelit mund të përgjojë raketa në një distancë prej 40 deri në 300 kilometra./albeu.com