Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për lajmin që po qarkullon së fundmi, se Rusia ka financuar me 500 mijë dollar PD-në.
Gjatë një takimi në Shijak, Berisha tha se PD ishte futur në një labirinth si në filmat e mafies, ndërsa theksoi se gjërat kanë ndryshuar.
“Ju lexuat sot besoj, se në çfarë labirintesh ishim futur ne si PD. Si në filmat e mafias. Dhe ai, bënte gjithçka jo që të bënte hetimin e plotë, por se si të kapte peng opozitën, sepse me një opozitë të marrë peng, ai vazhdonte pafundësisht.
Kohërat kanë ndryshuar. Ka një vetëdije të madhe sot te qytetarët shqiptarë se ky person është realisht një armik i lirive të tyre. Është realisht një hajdut që historia e Shqipërisë nuk e ka pasur kurrë të tillë, të pasurive të tyre. Është një armik i demokracisë.
Është mision i madh për ju, për çdo qytetar, për çdo demokrat që të bëjmë gjithçka për rrëzimin e tij. Ne nuk vijmë në pushtet me dhunë kurrë, por vijmë në pushtet me votën e lire”, tha Berisha./albeu.com/