Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama tha se më shumë se 20 mijë vizitorë kanë hyrë në vendin tonë në 48 orët e fundit.

“Fluturime rekord në aeroportin “Nënë Tereza”, ku janë procesuar mbi 20 mijë vizitorë në më pak se 48 orë dhe ku mbresat e shprehura nga UEFA janë të shkëlqyera, pas shqetësimit se mund të kishte probleme nga mbingarkesa e jashtëzakonshme”, ka shkruar ai./albeu.com