Finalja e Conference League “rikthen” karantinën, si u zgjua sot Tirana (FOTO LAJM)

Momenti erdhi, sonte në orën 21:00 do të startojë finalja e madhe e Conference League mes Romës dhe Feyenoord.

Kjo finale i ka rikthyer në memorie qytetarëve periudhën e karantinës të dy viteve më parë ku qyteti ishte plotësisht i boshatisur dhe i qetë, ndryshe nga ditët e zakonshme.

Tirana prej ditës së djeshme është e pushtur nga tifozë italianë dhe holandezë, të cilët kanë shkaktuar jo pak trazira.

Dita e sotme pritet të jetë një ditë feste, edhe pse ekziston frika e madhe e incidenteve të tjera.
Policia e Shtetit ka marrë masa, që tifozeritë të mos kenë asnjë pikë takimi, por se di do të shkojë mbetet për t’u parë./albeu.com/