“Filloni me parakalimin gjeneral”, parada e Forcës së Sigurisë dhe Policisë Kosovës në 18-vjetorin e Pavarësisë

Sot në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, parakaluan trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

Qytetarë të shumtë ishin të pranishëm në këtë ceremoni, gjersa vendi shënon 18-vjetorin e pavarësisë.

Komandant i Paradës së sotme ishte zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi.

“Zonja presidente, kuadratet e Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës janë të rreshtuara dhe të gatshme për parakalim”, tha Cikaqi.

Më pas presidentja Vjosa Osmani dha lejen për parakalim.

“Filloni me parakalimin gjeneral”, u shpreh presidentja.


Shtuar 17.02.2026 13:38