Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe e ka quajtur lajm të mirë faktin që në 24 orët e fundit në kovid-qendrat e Shkupit nuk është pranuar asnjë pacientë i infektuar me koronavirus. Ai tha se nëse vazhdon trendi i uljes së numrit të infektuarve, mund të ketë lehtësime edhe më tej të masave restriktive.
“Deri më 15 qershor Komisioni i Sëmundjeve Infektive do të ketë edhe një mbledhje. Pas 15 qershorit, nëse vazhdojnë të jenë numrat në rënie, do të bëhet lehtësimi i masave. Kur them lehtësimi i masave mendoj për dy gjëra, orën policore dhe organizimin e evenimenteve tjera”, deklaroi Filipçe.