FIFA është gati të hyjë në botën e platformave të transmetimit, raporton “Associated Press”.
FIFA ka si synim të ndjeki hapat e Netfilx, duke ofruar një shërbim falas për të gjithë tifozët e botës së futbollit. Ndër shërbimet e ofruara janë dokumentarë dhe disa ndeshje, gjithashtu po vlerësohet përfshirja e ndeshjeve të Kupës së Botës, në këtë rast kundrejt pagesës.
Drejtoresha e strategjisë së FIFA-s, Charlotte Burr, tha: “ Nuk ka tarifë abonimi për shërbimin, por kjo nuk do të thotë që gjërat nuk do të evoluojnë me kalimin e kohës, duke kaluar në versione premium ose duke adoptuar modele të reja. Në çdo rast, gjithmonë do të ketë një pjesë falas të shërbimit”./ h.ll/albeu.com