Ditën e djeshme mediet greke raportuan se në shqiptar, me origjinë nga Fieri është plagosur me plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Janë mësuar detaje të reja nga sherri, i cili nisi për arsye banale dhe përfundoi me dy të plagosur.
Gjithçka ndodhi në një festival në lagjen Menidi të Athinës, ku shqiptari filloi të grindej me tregtarët.
Për të shuar konfliktin ndërhyri një 35-vjeçar grek, i cili e goditi shqiptarin me grusht në fytyrë.
Episodi përfundoi aty, për të rinisur dy ditë më vonë, pasi fierakut me sa duket nuk i kishte dalë inati.
Ai u rikthye në vendin e ngjarës dhe thirri 35-vjeçarin grek për tu sqaruar.
Ai nxori armën dhe e plagosi në këmbë.
Por duke u larguar, shqiptari u përplas me një kalimtar dhe i ra arma. Greku arriti ta merrte dhe ta qëllonte me plumb në kokë.
Të dy janë dërguar në spital, por shqiptari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën./Albeu.com/