Mesditën e sotme, një tjetër aksident është regjistruar në Fier, ku një 51-vjeçar teksa punonte në rafinerinë e naftës në fshatin Drizë, ka përfunduar në spital.
Sipas informacioneve policore, shtetasi A.Rr, i cili punonte në rafinerinë e naftës në fshatin Drizë, është rrëzuar nga shkallët.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në spitalin e Fierit, është paraqitur për mjekim, shtetasi A. Rr., 51 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar nga shkallët, duke punuar në rafinerinë e naftës, në fshatin Drizë.
Aktualisht ky shtetas ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.