Fier/ Goditi punonjësin e policisë, arrestohet 31-vjeçari, në pranga 2 persona që thyen “arrestin shtëpiak”. Detajet

Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin D. D., 31-vjeç , banues në Vlosh, Roskovec, pasi gjatë veprimeve procedurale për vënien e një mase administrative, ka goditur me grusht, një punonjës të Komisariatit të Policisë Fier.

Gjithashtu, në pranga janë vënë dhe 2 persona të dënuar për dhunë në familje, pasi thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit E. B., 20 vjeç, banues në Fier dhe R. H., 28 vjeç, banues në Roskovec .


Shtuar 23.03.2025 11:43

Tags: ,