Fier/ Fshihte armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 44-vjeçari

Policia e Fierit, ka arrestuar një 44-vjeçar, me akuzën e armëmbajtjes pa leje. Sipas policisë, 44-vjeçari fshihte në banesë pistoletë dhe municion luftarak.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar nga autoritetet arma e zjarrit, krehri dhe fishekë të saj.

Njoftimi i policisë:

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, se një shtetas fshihte në banesën e tij, armë dhe municion luftarak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Poseduesi”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë 44 vjeçari. Nga kontrollet në banesën e tij në Patos, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak për të”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 12.01.2024 10:34