Festë dhe në Kosovë, dardanët kalojnë në avantazh ndaj Andorrës

Ka festë jo vetëm në Tiranë.  Pas “perlës” së Jasir Asanit ndaj Republikës Çeke, tashmë sfidën e kanë zhbllokuar dhe “dardanët” e Kosovës, të cilët kanë marrë avantazhin në transfertën e Andorrës.

Një asist perfekt nga Florent Muslija kapet bukur nga “ylli” i “dardanëve”, Milot Rashica, i cili me një goditje potente tund rrjetën e vendasve, duke filluar festën e skuadrës së tij. Rezultati shkon në 0 me 1.


Shtuar 12.10.2023 21:21