Teksa gjithçka pritej të mbyllej në rezultatin 2 me 0, në favor të turqve të Besiktas, transferimi më i ri i “bardhebluve”, braziliani Kaina ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës duke ngushtuar diferencat në “Vodafone Arena”.
Gjithçka nisi nga një shpërthim në krahun e djathtë të sulmit të “bomberit”, Florent Hasani, i cili shumë pranë vijës fundore çon një top fantastik te “fantazistin” brazilian, Kaina, i cili nga një distancë e shkurtër nuk gabon, duke filluar festën “bardheblu” në minutën e 83′-të të sfidës. Rezultati shkon në 2 me 1.