Festat mbaruam/ Nis largimi i emigrantëve! Nga Kapshtica kanë dalë rreth 7 mijë persona gjatë 24 orëve të fundit

Emigrantët shqiptarë të ardhur gjatë sezonit të festave të fundvitit, kanë nisur të kthehen në vendet ku jetojne e punojnë prej kohësh.

Që në ditët e para të janarit ka nisur kthimi i tyre duke krijuar përsëri fluks nëpër portet kryesore të vendit.

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është regjistruar një numër i lartë i emigrantëve. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë dalë rreth 7 mijë persona pas përfundimit të festave të fundvitit.

Ndërkohë, mësohet se nuk ka problemtakika në lidhje me fluksin dhe vonesat, teksa punohet normalisht dhe me kapacitet të plotë në të dyja anët e kufirit.


Shtuar 3.01.2025 11:42