Dihet që festat e mëdha në futboll, sidomos ndeshjet e fundit të kampionatit ku ekipi në fjalë fiton ligën, janë të rrezikshme.
Kështu ka ndodhur edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit anglez, ku Manchester City luajti ndeshjen e fundit dhe e fitoi Premier League po atë ndeshje.
Në përfundimin e ndeshjes, tifozeria e City e cila ndodhej në stadium, zbriti në fushë për të festuar bashkë me ekipin e tyre. Turma në këto raste bëhet mjaftë e ashpër, pasi ka adrenalinë dhe festojnë si të çmendur.
Tifozët e Manchester City, papritmas dhe jo me dashje, morën përpara një djalosh të vogël 10-vjeçar. Këtë rast, arriti anësori portugez Jao Cancelo ta shikonte dhe sigurisht shkoi me vrap të shpëtonte djaloshin nga turma e etur për festë.
Pas kësaj situate, mamaja e djaloshit ka falenderuar publikisht Jao Cancelon.
“Ollie nisi të vrapojë, vuan nga sëmundja e autizmit dhe në këtë formë nuk është i ndërgjegjshëm nga rreziku. Shkon shpesh në stadium me babain e tij dhe në ndeshjen e fundit të kampionatit, unë e pashë nga televizori teksa Ollie po vraponte.
Por, i ati nuk ishte aty pranë dhe menjëherë më kapi paniku. Ollie u tremb pasi pa portierin e Aston Villës që u sulmua nga tifozët, mirëpo në këtë moment shfaqet Cancelo. Ai e largoi nga turma, ishte gjithçka shumë e shpejtë dhe djali im nuk mund të rrinte vetëm në fushë. Ajo ngjarje mund të përfundonte shumë keq.
Nga ana tjetër, Cancelo mund të festonte si gjithë të tjerët, por u kujdes për djalin e vogël. Nuk kam pasur mundësi ta falenderoj, por i jam shumë mirënjohës”, shprehet për mamaja e djalit të vogël për “Manchester Evening News”./ h.ll/albeu.com