Festa e Sulltan Nervruzit, besimtarët vizitojnë vendin e shenjtë, bllokohen rrugët drejt teqesë së Baba Selimit në Fier

Besimtarët bektashinjë festojnë sot festën e Sulltan Nevruzit, një festë që simbolizon ringjalljen dhe shpresën për të gjithë njerëzimin.

Në këtë ditë të shënuar qindra besimtarët shqiptarë bektashianë janë nisur drejt vendit të shenjtë, teqjes  së Baba Selimit në Hambar te Cakranit në Fier.

Shumë prej tyre nuk kanë mundur të shkojnë në destinacion por janë kthyer mbrapsht për shkak të bllokimit të rrugëve nga fluksi i automjeteve. Trafiku është krijuar për shkak se rrugët për te teqja janë të ngushta dhe të amortizuara.

Besimtarët bektashianë kremtojnë sot ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu.
Festa e Sulltan Nevruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas bektashianëve dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe.

Kjo ditë cilësohet në mbarë botën aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

Në Shqipëri Dita e Sulltan Nevruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.

Në vendin tonë sekti i bektashinjve, është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Bektashinjtë janë të përhapur në Kosovë dhe në Maqedoni, ku krahas synitëve ata përbëjnë popullsinë shqiptare të besimit mysliman./albeu.com/


Shtuar 22.03.2023 13:30