Presidenti Ilir Meta ka shprehur shqetësimin lidhur me largimet masive të fermerëve nga vendi ynë.
Meta tha se duhen bërë të gjithë aktorët e faktorët bashkë për të mbështetur bujqësinë, pasi sektori në fjalë sipas tij është jetik për vendin.
Komentet Meta i bëri përmes një mesazhi në Facebook, ku edhe theksoi rëndësinë që ka ky sektor për vendin.
REAGIMI I METËS:
TË GJITHË BASHKË PËR TË MBËSHTETUR BUJQËSINË, BLEGTORINË DHE AGROTURIZMIN!
TË GJITHË BASHKË KUNDËR SHPOPULLIMIT DHE SHKRETIMIT TË KRAHINAVE MË TË BUKURA DHE PATRIOTIKE TË SHQIPËRISË!
Shkatërrimi i investimeve kurajoze në Bujqësi, çmontimi i serave dhe i stallave është mjerimi i vërtetë i saj, pasojë e braktisjes dhe e mos mbështetjes.
Kur pritej zgjerimi i investimeve në Bujqësi dhe shpresohej që filizat e projekteve kurajoze të të rinjve tanë emigrantë, të lulëzonin, po ndodh e kundërta.
Po ç’bëhet gjithçka e arritur me shumë mund e sakrifica!
Po detyrohen të rinjtë investitorë të guximshëm dhe patriotë të ndalojnë punën dhe të braktisin vendin.
Ndalja e kësaj tatëpjete dhe shpëtimi i Bujqësisë është një apel dhe detyrë mbarëkombëtare!/albeu.com/