Pas më shumë se tre muajsh të mbushur me emocione, sfida fizike e psikologjike dhe përballje mes personazheve të njohur, Ferma VIP 2 ka arritur në kulmin e saj.
Reality show-i, i ndjekur gjerësisht nga publiku shqiptar, është gati për natën finale, që do të mbahet të hënën më 17 qershor 2025.
Në spektaklin e fundit, publiku dhe dinamika e lojës përcaktuan edhe emrin e pjesëmarrësit të fundit që i bashkohet finales se madhe.
Kështu, gara për çmimin e madh dhe titullin e fituesit të edicionit të dytë do të zhvillohet mes pesë finalistëve: Big Mama, Erand Sojli, Andrea, Big Basta, Anduel Koçi.
Finalja pritet të jetë e mbushur me emocione të forta, rikthime të momenteve kryesore dhe, natyrisht, me kurorëzimin e fituesit të Ferma VIP 2.
Spektakli do të transmetohet live dhe do të vendoset nga vota e publikut. Fituesi do të marrë jo vetëm çmimin e madh, por edhe vlerësimin e opinionit për qëndrimin dhe kontributin e tij në fermë.