Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar se agjenti i Forcave Operacionale, Jeton Lami kishte shumë pak muaj që shoqëronte të shumëkërkuarin Ervis Martinaj. Në studion e ABC, duke diskutuar mbi fatin e Martinajt, Hoxha tha se Lami e shoqëronte prej janarit të këtij viti.
“Afganistan. Një skuadër Elitë, dhe plus 20 nga policia më të mirët. Tek kjo 100 persona, ky personi Jeton Lami ishte i përzgjedhur nga policia dhe kjo skuadër u ngrit për të kapur bosët e krimit të organizuar.
Jeton Lami ishte shoqëruesi tij. Nuk ka shumë kohë ky person që e shoqëron. Që nga janari që është kaq afër me Martinajn. Para tij kanë qenë persona të tjerë”, tha ai.
Zhdukja e Ervis Martinajt dhe thashethemet se mund të jetë ekzekutuar, sipas gazetarit ka gëzuar shumë njerëz të rëndësishëm në vend.
“Në momentin që ka filluar të qarkullojë thashethemi se i ka ndodhur diçka. Në këtë vend ka pasur shumë njerëz që kanë fërkuar duart dhe kanë marrë frymë thellë. Nuk kanë qenë vetëm kundërshtarë. Kanë qenë personazhe nga më të rëndësishëm, që nga elita politike, biznesi. Shumë njerëz kanë marrë frymë të liruar. Në ditët e para telefonat nuk na pushonin. Doni të dinin cili ishte fati i Ervis Martinajt”, tha Hoxha.