“Fëmijët fshehin a*mët nëpër varre”, Karamuço: Disa i fusin në çantat e vajzave, kam foto

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka dhënë deklarata tronditëse lidhur me mënyrën se si të miturit po përfshihen gjithnjë e më shumë në akte dhune dhe mbajtje armësh.
Gjatë emisionit “Top Story”, ku u diskutua për krizën e sigurisë në shkolla dhe për rritjen e kriminalitetit tek të rinjtë, Karamuço zbuloi se fëmijët fshehin armë të ftohta madje edhe në varreza, ndërsa disa i mbajnë brenda çantave të vajzave.

“Fëmijët çdo ditë ndërronin varret, shtynin pllakat. E kam këtu fotografinë. Çdo ditë e vendosnin dhe mbyllnin pllakën. Mbanin armë. Prokurori mbylli sytë, dolën të lirë Ia hodha drejtësisë është një tjetër term që po përdoret.

Dënohen me 12 vite, del pastaj me 6-7. I futin ato armët e ftohta te çantat e vajzave, nuk marrin çantë këta, se e kanë si status. E shikon zysha këtë status? Këta sikur shkojnë në luftë.

U kam thënë policëve, shkoni merrni nëpër lokale. Ka të mitur që janë vrarë edhe pse s’kanë qenë pjesë e sherrit. Bandat bëjnë manipulime emocionale, u thonë fëmijëve shiko se s’të kap drejtësia”-u shpreh Karamuço.


Shtuar 8.12.2025 22:16

Tags: