Fëmijët e Princit William dhe Kate Middleton nisin vitin e ri shkollor përpara një ndryshimi të madh familjar

Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis janë rikthyer në bankat e shkollës më 3 shtator, duke nisur një vit të ri shkollor në shkollën private Lambrook, në Berkshire. Kjo do të jetë hera e fundit që të tre fëmijët e Princit William dhe Kate Middleton do të jenë në të njëjtën shkollë, pasi George, tashmë 12 vjeç, pritet të kalojë në Eton College verën e ardhshme.

Fëmijët mbretërorë nisën në Lambrook në vitin 2022, pasi familja u zhvendos nga Londra në Windsor. Shkolla është e njohur për ambientet moderne dhe ofron një gamë të gjerë aktivitetesh, përfshirë një pishinë 25 metra, studio arti dhe fusha sportive, të gjitha të përshtatshme për natyrën aktive të fëmijëve mbretërorë.
Ndërkohë, familja e Princit të Uellsit pritet të zhvendoset nga Adelaide Cottage në një rezidencë më të madhe brenda të njëjtit kompleks mbretëror, Forest Lodge, një vilë e cila është me tetë dhoma që përshkruhet si “shtëpia e përhershme” e familjes. Çifti mbretëror do të financojë vetë rinovimet dhe lëvizjen.

Ky ndryshim vjen pas një viti të vështirë për familjen, ku Princesha Kate dhe Mbreti Charles u përballën me diagnoza kanceri. Ndërsa Kate Middleton është në fazë shërimi, trajtimi i Mbretit vazhdon ende.

 


Shtuar 3.09.2025 13:19