Fëmijët e Pandemisë! Statistikat zbulojnë peirudhën kur shqiptarët bën më shumë seks

INSTAT ka publikuar sëfundmi të dhënat demografike të vendit ku vërehet një rënie drastike e lindjeve gjatë dy tremujorëve të fundit, gjë që konfirmon edhe trendin rënës të popullsisë në Shqipëri, ku të rinjtë zgjedhin të ikin, kurse ata që qendrojnë, i druhen lindjes së fëmijëve.

Mësohet se gjatë tremujorit të dytë 2023 kanë lindur 5 119 fëmijë kundrejt 6 555 fëmijëve që kanë lindur gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022. Trendi është i njëjtë edhe gjatë tremujorit të parë 2023 krahasuar me tremujorin e parë 2022, shkruan AlbEu.com.

Periudha korrik-dhjetor2022 shënon më shumë lindje se tremujorët e parë apo edhe pas kësaj periudhe. Burimi: INSTAT
Periudha korrik-dhjetor2022 shënon më shumë lindje se tremujorët e parë apo edhe pas kësaj periudhe. Burimi: INSTAT

Por, ajo që vërehet nga statistikat është se ka patur një “bum” lindjesh, me të dhëna më të larta se tremujorët e tjerë të viteve të mëparshëm apo të mëvonshëm, gjatë periudhës korrik-dhjetor 2022.

Këto muaj, nëse marrim në konsideratë faktin që një foshnje lind 9  muaj pas ngjizjes, tregon se këta fëmijë janë ngjizur pikërisht gjatë periudhës së Pandemisë, kur u detyruam të qëndronim brenda shtëpisë.

Kjo duket të jetë edhe periudha kur shqiptarët kanë bërë më shumë marrëdhënie seksuale. /albeu.com

 

 


Shtuar 11.08.2023 16:01