Eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha, ishte i ftuar në “Koha për t`u zgjuar” në News24, ka sqaruar pensionet familjare dhe kushte që duhet të plotësohen në mënyrë që anëtarë e familjes ta përfitojnë.
Eksperti ka theksuar se të drejtën për të përfituar nga ky pension, e ka bashkëshortja apo bashkëshorti i personit që ka ndërruar jetë dhe fëmijët deri në moshën 25-vjeç, nëse janë në vijim të shkollës.
“Pensione familjare trajtohen me ligjin e ri të ndryshuar. Përfitohen kur në një çift humb jetën një nga partnerët përfitojnë gruaja e ve ose burri i ve, por të plotësojnë kushtet kur gruaja është 55-vjeç merr gjysmën e pensionit të burrit deri në moment që del vetë në pension.
Më pas bëhet krahasimi i pensionit të saj dhe bashkëshortit të ndjerë dhe zgjedh të mbajë atë që është më me leverdi.
Pension fitojnë edhe fëmijët e të ndjerit ose të ndjerës, 25 përqind deri në 25-vjeç kur janë në marrëdhënie shkolle, ndryshe e përfitojnë deri në 18-vjeç”, ka sqaruar ai.
Gjithashtu, eksperti Hoxha, ka sqaruar edhe formulën me anë të të cilës përfitohet pensioni i invaliditetit, për të cilën tha se trajtohet nga disa ligje të ndryshme për shkak të specifikave të secilit.