Fatos Nanos i jepet lamtumira e fundit me tingujt e këngës së Frank Sinatra dhe me karafila të bardhë

Arkmorti i ish-kryeministrit Fatos Nano ka dalë nga Pallati i Kongreseve, teksa për disa orë u mbajtën homazhe në nder të ish kryeministrit.

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, po bëhet përcjellja me nderime shtetërore për Nanon.

Qytetarë të shumtë kanë vendosur karafila të bardhë në arkmortin e ish kryeministrit socialist.

Në fjalën e saj, bashkëshortja Xhoana, e përlotur tha se kjo ishte dita më e errët e jetës së saj dhe shtoi se Fatosi eci mes baltës së politikës, pa u bërë pis.

Ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi se do i mungojnë darkat e rralla me Nanon. Sipas Ramës, falës sakrificës së Nanos, PS mori frymë të re.


Shtuar 2.11.2025 13:30