Ish-kryeministri i Shqipërisë njëherësh lideri historik i Partisë Socialiste, prej disa ditësh ndodhet i shtruar në spitalin “Hygeia” në Tiranë.
Burime për AlbEu.com bëjnë me dije se Nano mbi një javë ka qenë i shtruar në reanimacion, ku ka qenë i intubuar.
Të njëjtat burime konfirmojnë për AlbEu.com, se gjendja shëndetësore e Fatos Nanos është përmirësuar dhe se tanimë është stabilizuar.
Siç dihet, ish-kryeministri prej kohësh vuan nga problemet me frymëmarrjen! /albeu.com/