Partia Republikane zhvilloj takimin elektoral në Shkodër ku mori pjesë dhe kryetari i Bashkisë Bardh Spahia. Këshilltarët e Partisë Republikane shprehën mbështetjen e tyre për Spahiajn.
Vetë Spahia duke vlerësuar mblshtetjen e Partisë Republikane dhe alencln ndërmjet PR dhe PD ndër vite theksoj se Shkodra nuk i është dorëzuar dhe nuk i dorëzohet dhunës së pushtetit të Edi Ramës. Shkodra jonë tha ai nuk mund të thyhet apo blihet dhe të kthehet në një patericë e qeverisë
Mediu që në fillim uroj Shkodranët për festën e Fitër Bajramit dhe theksoj rolin e rëndësishëm që ka besimi në Zot jo vetëm në jetën tonë personale por dhe në bindjet dhe sjelljen tonë politike.
Ai theksoj se e majta po shkatërron familjen, ndersa zotin Spahia se çdo votë e Partisë Republikane do jetë votë për kryetarin e Bashkisë Bardh Spahia.
“Nuk na njeh si nënë e babë, por si numra. Nuk na njeh si kombe, por si njerëz pa atdhe dhe pa fe. Për ta nuk ka histori, tradita. Patriotizmi dhe shqiptarizmi, këto virtyte që mbajnë cdo komb, janë atavizëm i botës së tyre moderne, të flasësh për Shqipëri, Kosovë e komb shqiptar është nacionanalizëm, të flasësh për miqësinë me Vucicin është Europianizëm”, tha Mediu./albeu.com/