Fatkeqësia me mbytjen e anijes plot me emigrantë në Greqi, arrestohen shtatë trafikantët nga Egjipti

Autoritetet greke po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkakut të mbytjes së anijes në brigjet e Mesdhetu në Pylos të Kallamatës ditën e djeshme. Anija e peshkimit plot me emigrant nga Afganistani, Siria, Palestina dhe Pakistani ishte nisur nga Tobroku, Libi me destinacion Italinë.

Deri më tani numri i të vdekurve është 79, ndërsa janë shpëtuar 104. Ekziston frika për më shumë të vdekur, pasi të mbijetuarit kanë thënë se në anijë kishte edhe 100 fëmijë.

Mediet greke bëjnë me dije se mes të shpëtuarve janë edhe 7 trafikantët të gjithë nga Egjipti, të cilët po transportonin emigrantët me anijen e tejmbushur. Shtatë trafikantët janë arretsuar. Ata po merren në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Operacionet e kërkim shpëtimit kanë vazhduar pa pushim edhe gjatë natës, njofton Roja Bregdetare. Por, fakti që prej pasdites së djeshme nuk ka asnjë progres nga kërkimet, shqetëson autoritetet. Siç theksojnë për protothema.gr zyrtarë të Rojës Bregdetare, numri i saktë i pasagjerëve do të jetë i vështirë të përcaktohet me saktësi edhe pas marrjes së deklaratave nga të shpëtuarit.

Frikë se në anije ka pasur 100 fëmijë

Dëshmitë e të mbijetuarve janë tronditëse. Ata u thanë mjekëve se në anije ndodheshin 100 fëmijë.

Ata kërkojnë njerëzit e tyre me foto

Mediet greke raportojnë se të mbijetuarit që ndodhen në spitalin e Kallamatës dalin korridoreve të spitaleve me foto në duar për të pyetur nëse dikush ka parë të afërmit e tyre që ishin bashkë me ta në anije.

Misteri i shkaqeve dhe fundosja e anijes

Anija, e cila ishte nisur nga Tobruku i Libisë, lundroi për pesë ditë me mot të mirë derisa arriti në pikën ku u mbyt.
Të martën pasdite, një varkë Frontex iu afrua anijes dhe i ofroi ndihmë ndihmë emigrantëve pasi varka ishte plot. Por sipas informacioneve, emigrantët në bord kanë refuzuar ndihmën e ofruar nga Roja Bregdetare dhe kanë deklaruar se duan të vazhdojnë udhëtimin drejt Italisë.

Sipas burimeve të protothema.gr , emigrantët që ndodheshin në anijen e peshkimit nuk dinin të notonin, ndërsa asnjë nga të shpëtuarit nuk ishin të pajisur me jelekë shpëtimi.

Ajo që ka bërë përshtypje është se si trafikantët e drejtuan mjetin lundrues në pjesën më të thellë të Mesdheut, vendin ku u mbyt, ndërkohë që ajo rrugë detare nuk është në rrugën e zakonshme që anijet me emigrant ndjekin për të shkuar në Itali.

Dëshmitë thonë gjithashtu se teksa anija po lundronte, papritur ka pasur një goditje majtas dhe më pas djathtas dhe më pas ëhstë fundosur.
Ngjarje të ngjashme nga e kaluara kanë treguar se goditje të tilla shkaktohen nga përleshjet midis pasagjerëve .
Këto dëshmi, në fakt, ngrenë dyshime për mundësinë që kontrabandistët e emigrantëve t’i kishin bllokuar emigrantëtë në anije për të pasur kontrollin e plotë të varkës./albeu.com/


Shtuar 15.06.2023 10:27