Fati i Ervis Martinajt ende mister, Artan Hoxha: Rrethi i tij ka dalë jashtë loje, atentatet u ndërprenë pasi ai u zhduk

Edhe pse nuk ka asnjë gjurmë prej tij që nga gushti i vitit të kaluar, Ervis Martinaj është ende në qendër të vëmendjes së mediave dhe autoriteteve.

Gazetari Artan Hoxha ka thënë në emisionin “Kjo Javë” se se autoritetet tona ende nuk kanë një përgjigje përfundimtare për fatin e tij por kanë një version sipas të cilit kemi të bëjmë me një rrëmbim dhe eleminim fizik të tij.

Ai theksoi se edhe pse nuk ka një përgjigje zyrtare për fatin e Martinajt, ajo që sot është e pamohueshme është se ai është zhdukur dhe rrethi i tij ka dalë jashtë loje në botën e krimit.

Hoxha tha se pas zhdukjes së Martinajt u ndërprenë edhe të gjitha atentatet me armë në vend “si me thikë”.

“Autoritetet tona nuk kanë përgjigje, kanë një version të tyre. Versioni i tyre është i njëjti me atë që kam deklaruar unë që kemi të bëjmë me një rrëmbim zhdukje dhe më pas eleminimi fizik të Martinajt. Kemi parë dhe kontrollet në banesat e Martinajt por ende nuk ka një përgjigje zyrtare për fatin e tij. Ajo që sot është e pamohueshme është se ai është zhdukur, rrethi i tij ka dalë jashtë loje. Pas zhdukjes së tij u ndërprenë atentatet me armë si me thikë, por kemi dhe ngjarjen e vrasjes së kushëririt të tij Brilant Martinaj ende e pazbardhur”, tha Hoxha. /albeu.com


Shtuar 21.01.2023 18:31