“Fati është edhe si e bën punën”, Xhuli Nura zbulon si i mori biletën për Kombëtaren: Telefonova Armand Dukën

Pas ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila përfundoi me rezultat 0-0, Xhuli Nura ishte e ftuar në një emision televiziv për të ndarë përvojën e saj si tifoze në stadium.

Ndeshja u zhvillua në një atmosferë më ndryshe se herët e tjera, po ashtu edhe të sigurosh biletat ishte jashtëzakonisht e vështirë.

Gjatë intervistës, moderatorja e pyeti Xhulin se si ia kishte dalë të siguronte një biletë për një ngjarje kaq të kërkuar dhe të ishte mes të pranishmëve për të ndjekur Kombëtaren nga afër, duke e konsideruar atë me fat.

Xhuli tha: “Fati është pak edhe si e bën punën. Kam vite që e ndjek Kombëtaren, jam rritur në një familje sportistësh, kam qenë gjithmonë pranë sportit dhe kjo më ka ndihmuar të jem pjesë e çdo loje të rëndësishme të Shqipërisë”.

E pyetur drejtpërdrejt nëse e kishte siguruar biletën nëpërmjet shortit apo ndonjë tjetër rruge, ajo u përgjigj me sinqeritet: “Nuk e di a mund ta them publikisht, por i kam bërë një telefonatë Armand Dukës. Nuk e kam marrë me short, por përmes kontakteve që kam në Shqipëri.

Deklarata e saj solli diskutime në studio, por edhe vlerësim për transparencën dhe përkushtimin e saj ndaj sportit shqiptar.


Shtuar 9.06.2025 11:55

Tags: ,