Presidenti amerikan, Joe Biden, është rrëzuar teksa ka ngjitur shkallët e avionit Air Force One në Alabama.
Kjo është hera e pesët që presidenti amerikan rrëzohet teksa ecën, shkruan New York Post. Hera e fundit ishte disa javë më parë, kur Biden po largohej nga Polonia pas udhëtimit të tij në Ukrainë.
Biden stumbles again on Air Force One, almost falls on Alabama trip https://t.co/3bcEaF8Szm pic.twitter.com/8D5St5uYf0
— New York Post (@nypost) March 6, 2023
Me incidentin e fundit të Bidenit, janë shtuar edhe pyetjete në lidgje me shëndetin e presidentit.
Këto aksidente kanë shkaktuar reagimin e republikanëve të cilët akuzojnë Joe Biden se nuk ka aftësinë mendore dhe fizike për të qenë në postin e presidentit të SHBA-ve.
Mjeku i Biden në raportin e tij prej pesë faqesh mbi gjendjen shëndetësore të presidentit deklaroi në shkurt se presidenti kishte “artrit të lehtë pas frakturës së këmbës dhe neuropati të lehtë periferike ndijore të këmbëve”./albeu.com/