Teksa lufta në Ukrainë është në ditën e gjashtë të saj, një video duket se tregon civilët në qytetin juglindor të Ukrainës, Melitopol, duke u përballur me trupat dhe automjetet ushtarake ruse.
Civilët u bëjnë thirrje trupave ruse të tërhiqen e të shkojnë në shtëpi, pasi po vrasin njerëz të pafajshëm.
Në video shfaqen ukrainasit duke bërtitur:
“Shkoni në shtëpi! Fashistë! Do të na qëlloni paqësisht? Ne nuk kemi armë! Shko në shtëpi! Shko në shtëpi!
Si kundërpërgjigje, shihet një ushtar rus duke qëlluar me armë në ajër.
Тварина направляє зброю на цивільних. Мелітополь pic.twitter.com/qycM8Kgmpz
— Кам’янський димар (@huidneprodym) March 1, 2022