Farsa elektorale/ Berisha: Sara Mile, njeriu më i adhuruar në burgun e Elbasanit, Benet Becin e përdorën dhe po e flakin (DOKUMENTI)

Këtë të premte, në konferencë me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kartelet e drogës po kontrollojnë Shqipërinë.

Berisha theskoi se Sara Mile është shembulli i kësaj, ku rezulton se më 11 maj ajo është njeriu më i preferuar në burgun e Elbasanit.

Ndërsa për vënien nën hetim të kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci tre javë para zgjedhjeve, por që u bë me dije vetëm ditën e djeshme ky fatik, Berisha tha se vendimi vjen pasi e përdorën atë më 11 maj për të vjedhur votat në Shkodër.

Deklarata e Berishës:

Tani tek farsa elektorale. E patë ju, ishte pajisur me dy fletë votimi. Votues me dy fletë votimi. Revolja… e patë besoj, edhe njëherë pozën e fundit. Ja!

Pra, një bandit që futet me gisht në revole. Këtu tani keni një gjë tepër të veçantë.

Është qendra e votimit të burgut të Elbasanit, në të cilën Sara Mile, famozja Sara Mile, është njeriu më i adhuruar në burgun e Elbasanit.

A mund të imagjinoni ju, nga 102 vota të vlefshme, e adhuruara pafundësisht Sara Mile, merr 92 vota.

 


Dokumenti i votimeve ne Burgun e Elbasanit

Sepse burgun e kontrollon totalisht ata që kontrollojnë Ulsiun dhe Ulsiun e kontrollojnë vetëm bandat.

Shikojeni, princesha e burgut, Sara Mile, çfarë t’i themi.

Po Osman, nuk ke çfarë t’i thuash, kurse Ulsiu i ngarkoi Shullazit 313-ën dhe Shullazi nën terror ka detyruar, Mili i Partisë, të burgosurit të votojnë për kandidatin e partisë.

Ja pra, këto ishin zgjedhjet, farsa. Urdhëroni, princesha e burgut! Siç e shihni, në çdo aspekt, farsa nga alfa tek omega, procesi ishte farsë, farsë dhe vetëm farsë.

Sigurisht që lajmi u mbajt i fshehtë fillimisht nga Arben Kraja, që është bashkëhajdut në këtë rast, bëri gjithçka që kjo çështje të mos mbyllej, por kjo çështje ishte shumë evidente.

Mund të them se e kam denoncuar si fakt në mënyrë të përsëritur, por ajo çka është e vërtetë për Becin, përdoret si limon i shtrydhur dhe flakët. Vodhën së bashku me të dhe e flakin tani.

 


Foto-Dokumenti: Venia nen hetim e Benet Becit

Kjo është e vërteta. Të kujtohen ty profesorët e Harvardit, i patën botuar mediat. Po mirë, ata marrin kaq, po ne të dy sa do marrim, ne që nuk jemi të Harvardit. Një nga ato.

Për të dalë partitë opozitare më një kandidat, këtë e mbështes plotësisht.

Por që të pretendohet të zgjidhet kryetari i bashkisë së kryeqytetit, një njeri jopolitik, një gjë të tillë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë.

Sepse ai të paktën duhet të ketë një program, në të cilin çmonton të gjithë batërdinë bazuar në politikën e narkoshtetit në Tiranë.

Nuk di se ç’nënkuptohet me kandidat apolitik, nuk e kam të qartë, por për një kandidat të përbashkët, plotësisht e drejtë është si sugjerim.

 


Shtuar 13.06.2025 13:04