Pas atentatit të ditës së sotme në Elbasan, ku u sulmua me armë zjarri një makinë në ecje e sipër, ka mbetur i plagosur një person.
Atentati ndodhi pranë fshatit Papër në Elbasan dhe me armë është qëlluar ndaj një automjeti tip BMW në lëvizje.
Ende nuk ka informacion rreth personit ndaj të cilit ishte organizuar atentati, por bëhet me dije se personat që ndodheshin në makinë e kanë braktisur atë te vendi i njohur si Ura e Zezë.
Burimet tregojnë se në këtë makinë u gjet edhe një armë kallashnikov dhe një bidon benzinë. Nisur nga këto fakte, ka dyshime se personat që udhëtonin me të, mund të kishin planifikuar një atentat, por janë pikasur.
Nga pamjet e makinës shihen xhamat e makinës dhe rrotat janë shpuar nga plumbat. Mësohet se targa rezultojnë të vjedhura në prill të 2021, në Durrës. Policia e Elbasanit ka ngritur postblloqe ne hyrje te qytetit ne Bradashesh.