A ka ngrënë darkë me Lulzim Bashën? Përgjigjet për herë të parë Balla

Akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se kreu i PD Lulzim Basha ka drekur me Ballën dhe Veliajn në një hotel luksoz në Tiranë, i është përgjigjur kryetari i grupit parlamentar të PD.

Balla ka hedhur poshtë akuzat duke deklaruar se kurrë në jetë nuk ka qënë në një darkë me Lulzim Bashën, duke i quajtur akuzat e Berishës, gënjeshta dhe shpifje e mashtrime.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla:

Kurrë në jetë nuk kam qenë në një darkë me zotin Basha. Ajo që është thënë nga Berisha është vetëm një rishfaqjen e 30 viteve të Berishës i cili vetëm me gënjeshtra dhe shpifja e mashtrime ka lënë trashëgiminë e vetë politike.

Do e quaja të paprecedentë që një person i shpallur non-grata merr gjithë këtë vëmendje. Si një politikan që beson shumë tek roli i pazëvendësueshëm i SHBA-ve jo vetëm që e kam përshëndetur këtë vendim por mendoj se institucionet e vendit duhet të çojnë përpara hetimet ndaj këtij individi.

Me keqpërdorimin për nevoja politike edhe për fatkeqësitë familjare. Rasti në fjalë ka qenë një vizitë në shtëipinë e një miku të vyer dhe ku kemi rastisur me shumë njerëz të tjerë. Se po I hyra del që mund të kem rastisur edhe me njerëz nga foltorja e Sali Berisha.

Janë të shumta rastet kur Berisha ka mohuar edhe lidhjen familjare me ata të cilët ishin përfshirë në tragjedinë e Gërdecit. Unë me Lulzim Bashën jam takuar vetëm në një gjyq për shpifje, kam fituar në shkallën e parë dhe pres të fitoj edhe në Apel. /albeu.com/

 


Shtuar 27.12.2021 11:37