Fansat e Kim i bëjnë thirrje të rikthehet me Pete! Përse vallë?

Fansat e Kim Kardashian janë ndezur pas një fotosesioni të ri të Pete Davidson, ku komediani 31-vjeçar shfaqi muskujt e tij dhe trupin tonifikuar pa këmishë, ndërsa po pozonte për një reklamë me markën e veshjeve Reformation. Në fotot e publikuara, Pete duket jashtëzakonisht ndryshe dhe pa tatuazhet e tij, pasi ka kaluar një vit duke i hequr ato.

Pas këtij “shkëlqimi” të tij të fundit, shumë fansa janë shprehur në rrjetet sociale dhe i kanë bërë thirrje Kim Kardashian që të rikthehet me Pete, duke komentuar se ai duket shumë mirë dhe se ndoshta është koha që të rinisnin romancën e tyre. Ndërkohë, disa fansa kanë bërë krahasime me ndikimin e Kardashian, duke thënë se është “Efekti Kardashian” pas transformimit të Pete.

Kim dhe Pete u takuan në vitin 2021 dhe nisën një lidhje të shpejtë, por pas nëntë muajsh u ndanë në gusht të vitit 2022. Ata theksuan se oraret e ngarkuara dhe distancat e mëdha ishin arsyet kryesore të ndarjes. Pas ndarjes, Pete ka filluar procesin e fshirjes së tatuazheve që i kishte bërë për Kim-in.

Megjithatë, fansat janë ende të fiksuar te mundësia e një ribashkimi, duke e quajtur atë “një përplasje të rastësishme” që mund të rigjallërohej.


Shtuar 12.02.2025 16:25

Tags: ,