Fançeska Jaçes nuk po i ecën me makinat luksoze: Pasi përplasi BMW-në, i shkrumbohet Range Rover-i

Françeska Jaçe u bë e njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother” ku e nisi me “këmbë të mbarë” me skandalet.

Kanë kaluar 9 vite që nga “Big Brother” ku ishte pjesmarrëse, por Françeska ka vendosur të mos e humb vëmendjen e publikut duke përdorur rrjetet sociale me fotot provokuese dhe jetën luksoze.

Në muajin nëntor të vitit që lamë pas Jaçe u bë pjesë e një aksidenti të frikshëm si pasojë e shpejtësisë përtej normave të lejuara.

Makina e saj doli nga rruga duke u përmbysur por fatmirësisht pa rrezik jete.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, makina luksoze tip “Range Rover” e modeles Francesska Jaçe u gjet e shkrumbuar nga zjarri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:04, në lagjen “Pavarsia”.

Sipas autoriteteve, deri tani dyshimet e para janë që makina luksoze të jetë tentuar të vidhet dhe zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Kjo pasi automjetet luksoze kanë një sistem antizjarri që kur ndjejnë flakë në afërsi të sensoreve në pika të caktuar, hapen automatikisht.

Makina e Françeska Jaçe është nder mjetet më të shtrenjta, pasi vlera e saj shkon në mbi 50 mijë euro./albeu.com/


Shtuar 30.03.2021 10:36