Familjet shqiptare “zhyten” në varfëri, çmimet e ushqimeve rrisin inflacionin gjatë muajit Mars

Çmimet e ushqimeve kanë vijuar rritje në muajin Mars 2025, me ritme të larta se mesatarja e përgjithshme.

Instituti i Statistikave, raporton se indeksi i cmimeve të konsumit në muajin Mars arriti në 2.1 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2.3%.

Sipas INSTAT, rritja vjetore e cmimeve në muajin Mars është ndikuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” pasuar nga grupi “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”.

Brenda grupit të ushqimeve cmimet e bulmetit si qumësht, djathë dhe vezë kanë pësuar më shumë rritje pasuar nga nëngrupi zarzavate.

Për familjet shqiptare shpenzimet për ushqime zënë rreth 40% të buxhetit total dhe kërkesa në rritje për këto produkte ndikon në ndryshimin e çmimeve në tregje.

Rënie ka pësuar grupi “transporti” për shkak të cmimit të karburanteve.Statistikat tregojne se inflacioni është poshtë objektivit të bankës së shqipërisë prej 3%.


Shtuar 8.04.2025 14:31