Familja vajton sot vdekjen e 9-vjeçarit në Bërxullë, fati tragjik i të miturit, u përplas nga makina brenda lokalit të babait

Familja e 9-vjeçarit që vdiq tragjikisht ditën e djeshme në Bërxullë vajton humbjen e papritur të të miturit.

9-vjeçari u përplas për vdekje nga një makinë, teksa ndodhej në lokalin e babait të tij.

Aksidenti tragjik ndodhi kur dy makina u përplasën me njëra me tjetrën dhe goditën aksidentalisht të miturin. Njëri nga mjetet pasi u përplas me makinën tjetër, përfundoi në fasadën e një lokali buzë rrugës, ku ndodhej edhe një 9-vjeçar.

Fëmija ishte në pjesën e xhamërisë ku u pëeplas nga makina për vdekje. Lokali ku ndodhi ngjarja është në pronësi të të atittë 7-vjeçarit.

Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia e lartë ose parakalimi i gabuar./albeu.com/