Familja e Ervis Martinajt ankimoi vendimin për sekuestron e pasurive, caktohet trupa gjyqësore që do të shqyrtojë çështjen

Familja e bosit të kazinove, Ervis Martinaj, ka ankimuar vendimin e Gjykatës për Korrupsion dhe Krim të Organizaur, e cila ka sekuestruar 34 pasuritë e të shumëkërkuarit.

Familjarët kanë kërkuar lirimin e pasurive, teksa ankimimi është depozituar në Apelin e GJKKO.
Trupa gjyqësore që do të shqyrtojë ankimimi janë: Dhimitër Lara (kryesues), Nertina Kosova (anëtare) dhe Florjan Kalaja (anëtar).

Emrat e tyre zgjodhën nëpërmjet procedurës së shortit elektronik.

Me urdhër të SPAK, pasuritë e Martinajt dhe familjarëve të tij u sekuestruan rreth një muaj më parë. Pasuritë kapin vlerë prej miliona eurosh dhe dyshohet se vijnë nga aktivitete të jashtëligjshme. Ndër pasuritë e sekuestruara janë aksione kompanish, toka, prona, apartamente e makina./albeu.com/


Shtuar 7.03.2023 12:39