Spektakli i së martës në Big Brother Vip pati mjaft debate mes banorëve, kryesisht mes Efit dhe Kiarës.
Dy banoret e rikthyera duket se kanë nisur një “luftë” mes tyre në lidhje me raportin me Luizin dhe shoqërinë e tyre.
Sakaq nuk munguan as ironitë dhe batutat nga opininisti, Arbër Hajdari, i cili ka vënë re ndryshimin e madh në sjelljen e Kiarës që nga momenti që moderatorja u rikthye në shtëpi.
Me rikthimin në shtëpi Kiara është bërë më e ëmbël me Luizin dhe më e afërt me ‘të. Sipas Arbrit kjo ka ndodhur pasi moderatorja ka parë jashtë se sa i pëlqyeshëm është Luizi nga publiku, e për pasojë ajo do të përfitojë nga fama e tij.
Teksa komentoi sjelljen e Kiarës, me ironi Arbri tha se tani ka frikë se nga afrimiteti i madh i Kiarës, Luiz do fillojë të kërkojë hapësirë (ashtu sikur se Kiara sillej para se të dilte nga shtëpua).
Arbër Hajdari: Tani kam hall se do fillojë Luizi të na thotë “dua hapsëirën time”. Fama të kthen gërrhimën në klarinetë.
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.