Një ish zyrtar, i “Aleat” dikur kompania e prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit është ekstraduar nga Italia drejt vendit tone.
Elmir Dashi është dënuar në vitin 2018 nga gjykata e Vlorës për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formulareve”, kryer bashkëpunim.
Njoftimi i policisë:
“Në Rinas u ekstradua Elmir Dashi, 40 vjeç, pasi në vitin 2018, Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formulareve”, kryer bashkëpunim”.