Falsifikoi vendimin gjyqësor në Lezhë, autori dënohet me 1 vit burg

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 1 vit burg një person i cili kishte prodhuar një vendim gjyqësor të falsifikuar.

Shtetasi me iniciale A.M është shpallur fajtor për veprën penale “Falsikim Dokumentash”.

A.M ka marrë një vendim nga gjykata e Lezhës me firmë dhe vulë dhe e ka dorëzuar në Gjendjen Civile te Lezhës duke kryer dhe zgjidhjen e martesës. Sipas dosjes, për divorcin e kërkuar prej tij gjyqtari Ilir Përdeda, ka vendosur pushimin e saj pasi paditësi nuk ishte paraqitur.

Në vitin 2019 shetasi A.M ka paraqitur një dokument të falsifikuar dhe për këtë arsye në vitin 2020 nisën edhe hetimet. Prokuroria urdhëroi policinë gjyqësore sekuestrimin e kompjuterit te gjyqtarëve dhe sekretareve dhe printerat e tyre me qëllim kryerjen e ekspertimit.


Shtuar 25.01.2023 09:10