Foto ilustruese
Policia e Elbasanit ka kryer një operacion ditën e sotme ku është bërë i mundur arrestimi i një 35-vjeçar i akuzuar për falsifikim të materialeve zgjedhore të procesit zgjedhor të datës 25.04.2021.
Shtetasi E.Z është kapur në tentativë për tu larguar nga Shqipëria.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për shtetasin:
-E. Z., 35 vjeç, banues në Rrajcë, Librazhd.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë (të ndaluar më parë) që kanë patur si detyrë numërimin e votave gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore./albeu.com