Ish-kryeministri Sali Berisha, e konsideron ligjin e faljes së gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale si “ligjin e blofit” .
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Sali Berisha, u shpreh se kur PD të vijë në pushtet do t’u kthejë qytetarëve të gjitha paratë që i kanë paguar në formën e gjobave.
“Ligji i blofit ishte ligji i faljes së gjobave që nuk janë gjoba. Asgjë gjobë e vendosur bazuar në atë nen të rrëzuar nga GJK jo vetëm që nuk mund të kërkohet, por detyrohet shteti që t’ua riktheje.
Garantoj se qeveria e PD do ti riktheje ato gjoba, qindarkë për qindarkë, kushdo që ka paguar gjobë sipas atij nenin do të marrë paratë mbrapsht”, tha Berisha.