Ditën e djeshme, kandidatja për deputete e PD në qarkun e Tiranës, Mesila Doda, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT.
Përmes një postimi në “Facebook”, ajo falenderoi stafin e mjekëve dhe është shprehur se ata i risollën besimin tek mjekësia publike në Shqipëri.
“Sot pas një ndërhyrje në QSUT, falenderoj nga zemra prof. Arvin Dibra dhe gjithë ekipin e tij dr. Drini Shehu dr. Majlinda Naco dhe gjithë personelin e mjekëve dhe infermierëve që sot më risollën besimin tek mjekësia publike në Shqipëri. Profesionalizmi, mirësjellja dhe gatishmëria e tyre më bënë të ndihem si në një strukturë europiane. Faleminderit nga zemra!!!”,- u shpreh ajo.
Megjithatë, deklarata e saj ka nisur një sërë reagimesh në rrjetet sociale, duke e “detyruar” kandidaten që të sqarojë deklaratën e saj.
Në një postim të ditës së sotme, zonja Doda u shpreh se nuk i heq asnjë presje asaj që tha për përkushtimin e mjekëve, por se kjo nuk do të thotë që sistemi shëndetësor është perfekt.
“Mendoj që me mjekëet që kemi dhe me një menaxhim shëndetësor që përjashton nga vetja abuzimet e vjedhjet niveli i shërbimit do jetë ai qe duam e kërkojmë të gjithë.
Thënë me një fjale
Puna e mjekëve tanë është e përkushtuar e superprofesionale, i mbetet politikës drejtuese të ngrihet në të njëjtin nivel”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Duke ju falenderuar te gjitheve per urimet tuaja per sherim te shpejte dhe duke pare nje interes te pazakonte e interpretim shpesh te shtremberuar te fjaleve te mia nga disa media, me duhet te bej disa sqarime.
Une pata nje nderhyrje relativisht te lehte qe eshte heqja e temthit dhe po…nuk i heq asnje germe falenderimit tim per punen e perkushtuar te mjekeve qe me kuruan.
Kjo ne asnje rast nuk mbulon e as e ka kete qellim qe te tregoje qe sistemi yne shendetsor eshte perfekt e qe ky sherbim eshte kudo ne sistemin tone spitalor.
Perkundrazi, mendoj qe me mjeket qe kemi dhe me nje menaxhim shendetesor qe perjashton nga vetja abuzimet e vjedhjet niveli i sherbimit do jete ai qe duam e kerkojme te gjithe.
Thene me nje fjale
Puna e mjekëve tane eshte e perkushtuar e superprofesionale, i mbetet politikes drejtuese te ngrihet ne te njejtin nivel.
Ju faleminderit!