“Faleminderit”, Clinton ndan përshtypjet pas vizitës në Shqipëri: Ka qenë nder të punoja për të forcuar miqësinë mes vendeve tona

Ish-Presidenti amerikan Bill Clinton vizitoi ditën e djeshme për herë të parë Shqipërinë. Vizita e tij dy ditore përkoi me festën e Pavarësisë së SHBA-së.

Ai u prit me ceremoni madhështore para kryeministrisë ku më pas mbaji një fjalim së bashku me kryeministrin Rama  dhe u nderua me “Yllin e Mirënjohjes.”

Clinton përms një postimi në Twitter ka ndarë përshtypjet e tij nga vizita në Shqipëri.

Ai i ka shprehur falenderimet kryeministrit Rama dhe qytetarëve shqiptarë.

Clinton ka shkruar se ka kaluar një pasdite që nuk e harrojë kurrë, duke iu referuar ceremonisë ku ai u nderua me çmimin e “Yllit të Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

Ai shtoi më tej se ka qenë nder të punonte krahas shqiptarëve përgjatë viteve për të forcuar lidhjet e miqësisë mes dy vendeve dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë.

Faleminderit nga zemra Kryeministrit Edi Rama dhe popullit të Shqipërisë për një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë. Ka qenë nderi im që punoj me ju për kaq shumë vite për të forcuar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë.”


Shtuar 4.07.2023 22:54